Posts

Per fillim vit

 Shpesh po e gjej vetën ku  Mezi fillon dita dhe... tashmë është gjashtë e mbrëmjes.  Mezi mbërriti dita e hënë dhe tashmë është e premte.  ... dhe muaji tashmë ka mbaruar.  ... dhe viti ka mbaruar.  ... dhe tashmë kanë kaluar 30, 50 apo 60 vjet nga jeta jonë.  ... dhe e kuptojmë se kemi humbur prindërit, miqtë tanë.  dhe e kuptojmë se është tepër vonë për t'u kthyer...  Pra... Le të përpiqemi, pavarësisht gjithçkaje, të shijojmë kohën e mbetur...  Le të vazhdojmë të kërkojmë aktivitete që na pëlqejnë...  Le të vendosim pak ngjyrë në grinë tonë...  Le të buzëqeshim me gjërat e vogla në jetë që vendosim qetësi në zemrat tona.  Dhe pavarësisht gjithçkaje, duhet të vazhdojmë ta shijojmë me qetësi këtë që na ka mbetur.  Le të përpiqemi të mos kujtojmë shpesh ë kaluarën...  Po e bej pasi këtë pasi..  Ne e lëmë gjithçka për më vonë, sikur "pas" është e jona.  Sepse ajo që ne nuk kuptojmë është se:  Me pa...

Pandemia 2020

Politike ne kohe pandemie Duket sikur enderr e gjithe kjo qe po e perjetojme e gjithe bota tani.  Ne kemi marre mesazhin panik e frik jo, por ne makineri nuk jemi te kemi butonin dhe te largohet frika. Jemi vershuar nga ndjenja te perziera, e gjitha qe deshirojme eshte te perfundoje sa me shpejte. Te karantinum nga shteti, te izoluar nga vetja ne shtepine tone. Po harrojme qe te njejten kohe edhe po jetojme. Leje politiken, leje tv se do i kuptosh te gjitha me kohe, masat e reja te qeverise i kuptone, numrin e rasteve te reja e kupton te gjitha me vetem nje 20 min ne dite kushtoja telefonit e tv e shume pak politikes. Nuk e di per ju por per mua te shikosh si behet politik ne Kosove eshte njejte sikur te shikosh filma a seriale turke, vetem aktoret nderrohen, ngjarjet shtjellohen njejte historia eshte e njejte dhe fundi i njejte. Nuk ia vlen te ndalesh zerin e femijes ose te familjes se eshte duke folur Albini, Hashimi, Isa e shume emra tjere qe ato fjalime do ti kesh te gjitha te ...

KJO ESHTE JETA QE TI BRAKTISE QE SA VITE

  Ti që the nuk mundem Ti që i the vetes e edhe të tjerëve, nuk mundem pa dalë, Ti që e binde veten edhe të tjerët që nuk mundesh pa makiato, Ti që harrove aromën e shtëpisë, Ti që kthehesh mbrëmjeve në shtëpi, Ti që vrapoje të dilje nga shtëpia pa të ndjekur askush, Ti që mungoje në tryeza e në ditëlindje, Ti që doje lirinë, Ti që përbuze natyrën, Ti që harrove të jetosh, Ti që selfie me ushqim shkonte para se të shijoje atë ushqim, Ti që kishe harruar të mbaje libër në dorë Ti që përbuze mëngjeset, Ti që përbuze kohën, A u binde tashmë ku po jeton. Kjo është jeta që ti e braktise qe sa vite Këta jemi ne. Kjo është forca e natyrës. Struku në familjen tënde, mbaje ngrohtë shtëpinë tënde, vlerësoji shumë mëngjeset e mbrëmjet në shtëpi. Çdo gjë është e mundur, kurrë mos thuaj kurrë. Jeto shëndetshëm duaje jetën me detajet e saj. Ndalo pak, qetësohu, toka po merr frymë. Gjithçka do të shkojë mirë. Mësoni diçka të re çdo ditë, Gëzohu me një buzëqeshje, Ruaje familjen si sytë

ARJA 5

 ARJA 5 Po te shikoje dhe habitem sa shpejt iken koha, ashtu si duart tua te vogla kur rrembenin gjerat qe deshiroje ti fusje ne goje per kurreshtje, ishte e gjitha ajo qe dije.  Falenderoje Zotin cdo nate per frymen tende per epitetin nene qe me dhe, e di qe nuk ishte e lehte i gjithe ky rrugetim ne keto 5 vite por nje gje e di me siguri e kemi shijuar qe te dyja. Ti mbushe 5 vite jete plote 60 muaj e 240 jave dhe ne keto 1680 dite kishte gezime pafund, arritje te medha "milestones" qe i ndjeknim me kureshtje dhe ne asnje dite ne keto 5 vite nuk u ndam nuk mungova asnje nate dhe asnje nate nuk bere gjume pa mua. E di qe nuk eshte gje, po per mua eshte gjithqka sepse nga kjo te njoh edhe mos te flasesh, te njoh kur flen, kur merr fryme e gjithqka tenden e njoh dhe e dua pafund. Tani ti si karakter ke ndryshuar pak ne formim, je nje vajze shume e mbare, e din sakt cfare deshiron, cfare te pengon, je shume kureshtare, i don shume kafshet dhe je shume e dashur. Bota jote ne shte...

ARIL

 Nuk me besohet qe po shkruaje prap per ndjenjen me te mire ne bote. Po shkruaje per ndjenjen e te berit nene por kesaj here per here te dyte dhe nene e nje djali.  Tani sa ishe ne barkun tim e ndjeja ndryshimin por nuk e shprehja, levizjet tua ishin shume te medha te dukshme lehtesisht dhe nganjehere mbuloja dhe barkun aq me dukej sikur gjithe po shihnin levizjet tua. Une e njoh kete ndjenje e di edhe neper cfare duhet te kaloje por diqka po ndjeje qe nuk e kisha me motren tende. Ne mengjesin e hershem ne ora 5 te henen me date 30 Maj 2022 ti vendose te vish ne kete bote me dhimbjet me te medha qe kisha perjetuar ndonjehere e qe isha shume gati te dorezohesha por ja dolem bashke. Kur te ndegjova te qaren atehere e gjitha u shnderrua ne force e lufte per te qene afer teje dhe motres tende. Ti po mbush nje muaj jete dhe jam shnderruar ne nene te dy engjejve qe per cudi ndonjehere nuk me besohet qe ju mbaje ne krah dhe jeni tashme dyte ketu. Zoti i madh krijoje dy femije te shen...

ARJA 4

 Në cdo mbremje falenderojë Zotin per plotesimin e nje vendi ne zemren time qe derisa te ndjeva ty nuk e dija qe ekzistonte. Ne cdo shtator me shthuren  shume mendime ne koke, nga ato kur erdhe ne jete e deri tek keto lloj mendimesh qe koha ecen aq shpejt me ty saqe me duken sikur dje kur te ndjeva rrahjet e zemres per here te pare. Ti sot mbushe kater vite dhe me beso qe dhe une mbusha kaq sa ty. Me pelqen dhe e ngris larte qe une u rilinda kur ti linde. Bota ime ndryshoi dhe mori kuptim, jo qe nuk kishte nje te tille por tani jetesohej. Nga ky vit perjetuam ngjarje te medha, gezime, risi, ndjenja te reja, ndodhi e shume perjetime. Vit pandemik....ne kohe sebashku. Fillimi i kopeshtit......ngjarje me e veshtire ne kete vit tendin. Ti je njeriu me i shoqerueshem ne bote, dhe kur nuk pranohesh nga femijet tjere e kete se duron. Ti je vajze shume e degjueshme, kupton shume situatat dhe i percepton ne trurin tend ashtu si jane ne te vertete. Interesante eshte memoria jote te cile...

ARJA 3

Per vitin e trete te Arjes sime…..   Ti mbushe tri vite jete dhe e mbushe me shume gezime ne jete dhe shume lumturi. Cdo dite e jetes sime ka nje qellim – Arjen time. Viti I trete ishte thuajse vit I permbushur me plote enderra dhe deshira qe realizuam dhe planifikuam sebashku. Tashme mund te komunikosh lirshem, me ngroh shpirtin me fjalet tua, me mbush me jete me perqafimet tua, ahhh…. Sa do te doja te mbaja ne krah pergjithmone drita ime. Premtimet dhe zotimet e mija jane te njejta e besa veq po shtohen. Te lutem shume qendro femija I gezuar ne cdo gje qe jeta te ofron, gezoju detajeve sikur bene tani. Gezohu qendrimeve te ngrohta ne shtepi. A din se fjala te dua me duket qe nuk shpreh gjithe keto ndjenja qe zemra po me gufon. Vetem tre vjet dhe jeta filloje te beje te veten me ndryshimet e veta dhe pergaditjen per te ardhmen. Viti 2020 do te mbahet mend per shume te papritura qe ndodhen ne gjithe boten, eh si duket te vetmit qe “perfituan” jane femijet, qendrimi ne shtep...