ARJA 3

Per vitin e trete te Arjes sime…..

 

Ti mbushe tri vite jete dhe e mbushe me shume gezime ne jete dhe shume lumturi.

Cdo dite e jetes sime ka nje qellim – Arjen time. Viti I trete ishte thuajse vit I permbushur me plote enderra dhe deshira qe realizuam dhe planifikuam sebashku. Tashme mund te komunikosh lirshem, me ngroh shpirtin me fjalet tua, me mbush me jete me perqafimet tua, ahhh…. Sa do te doja te mbaja ne krah pergjithmone drita ime.

Premtimet dhe zotimet e mija jane te njejta e besa veq po shtohen. Te lutem shume qendro femija I gezuar ne cdo gje qe jeta te ofron, gezoju detajeve sikur bene tani. Gezohu qendrimeve te ngrohta ne shtepi. A din se fjala te dua me duket qe nuk shpreh gjithe keto ndjenja qe zemra po me gufon.

Vetem tre vjet dhe jeta filloje te beje te veten me ndryshimet e veta dhe pergaditjen per te ardhmen. Viti 2020 do te mbahet mend per shume te papritura qe ndodhen ne gjithe boten, eh si duket te vetmit qe “perfituan” jane femijet, qendrimi ne shtepi te gjithe sebashku.

Aq shume naiv dhe te pa prekupuar per gjithe ate qe po ndodhte jashte – sikur e gjithe kjo ishte organizuar nga vete ata. Kaluam shume kohe sebashku, mesuam shume gjera. Je nje person shume kureshtar, deshiron shume te mesosh gjera te reja, i don shume librat, perrallat, deshiron te shohesh veten tashme te rritur, ahhh be shpirti I vogel nuk e di pse ngutesh ne kete pjese, me vjen keq por duhet te them se femijeria eshte faza me me e mire e jetes. Me lejo tani te perqafoje dhe te te shterngoje sepse bota jashte nuk eshte ashtu si mami u mundua te te spjegonte.

Filluam kopshtin dhe bashke me te erdhen edhe shume ndryshime te medha, eh kam ngecur pak tani sikur mu ndal dhe truri ne mendime. Me lejo te te them qe gjithmone je primare ne vendimet dhe mendimet e mija, ndoshta tani edhe nuk mund te kuptosh por  nje dite po.

Mundohem per aq sa di me te miren per ty jeta ime, fryma ime. Une do te te mund te mbaja ne krah gjithe jeten, do te te mund te rrinim bashk ne shtepi gjithmone po per Zotin do te tregohesha egoiste, nevojat tua jane me rendesishme sesa deshirat e mija, ti ke nevoje per moshatare, per shoqeri, per realitietin jashte, vetem ne kete menyre do te mund te kuptosh ose te ballafaqohesh me boten jashte. Jo cdo gje sillet rreth teje, nuk ka njerz qe te bejne qejfin, ka njerz edhe me qellime jo te mira ne rrugen e jetes tende. Mua ti me mesove shume gjera dhe prandaj po flas une tani – ti me shnderrove ne njeri tjeter, ti me bere me te pjekur me ndryshove qellimet ne jeten time. Une nuk kam deshirat qe kisha, nuk me terhjekin bilem me ato, vdes be shkrihem per nje buzeqeshje tende. E di ti me sheh perfekte por nuk jam, une po shperthej ndonjehere dhe me vjen tmerrsishte keq kur ti gjendesh aty, por une jam nene dhe nuk jam robot pertej asaj mund te beje gabime, mund te qaje, mund edhe te rrezohem por per Zotin te betohem qe do te ngritem gjithmone pa marre parasysh pse e si jam rrezuar, edhe ne vorr te qofsha mjafton nje fjale e jotja dhe do te jem per ty aty kur ti me theret- kjo jam une – jam nene shume thjeshte, nuk mund te kuptosh fuqine qe te jep memesia derisa te provosh e kete ti ke mundesi mirepo burrat asnjehere nuk dote kuptojne.

Je ne nje faze eksplicite, shperthen shume shpesh ndonjehere edhe nuk kuptoje arsyet por vazhdo te lutem shijoje dhe perjetoje cdo faze te jetes ashtu si duhet, mos u mbyll shperthe gjithmone siq bene tani.  Te gjithe bejme gabime edhe te rriturit ti tashme ke filluar te kuptosh kete dhe edhe me numeron gabimet. Babi dhe mami si njerez te rritur mund te kene mospajtime edhe pse jemi prinderit tuaj, nga e gjithe kjo te lutem meso te reflektosh, te pranosh gabimet vetem ne kete menyre mund te mesosh mos te perseritesh  - lufto per vete ne cdo situate.

Ndoshta eshte e tepert por po te them prap, babi dhe mami te duan shume dhe te kane te paren ne cdo gje. Te kemi drite te syve tane, je me rendesishmja ne jeten tone.

Jeta do te te dergoje ne shtigje te ndryshme, mos u frikeso nga ndryshimet, mund te jene shtigje te shkelura apo edhe individuale por veten mos e humb asnjehere, beje dhe kujtoje qe e ke shpirtin me te mire e me te forte ne bote.

Me beso qe jam munduar te kujdesem per shendetin fizik dhe mendor aq sa te krijohet nje femijeri e lumtur dhe pa shume drama bile ne keto tri vitet e para te jetes. Jam munduar te jem shembull I nje nene, nje gruaje dhe nje vajze.

Dashuria e vetme e paster qe ekziston ne kete bote eshte dashuria e nenes per femijen e saj

Dashuria e vetme pa interes pa kthim ne kete bote eshte e nenens per femijen e saj.

Arja ime te lutem qendro e forte krah ndryshimeve qe sjell jeta, ndiq zemren tende, puno per endrrat tua. Mos u dorezo asnjehere, edhe nese e mendon e gjitha cfare mund te kesh nevoje eshte kohe. Une si nena jote te pranoje lote, te beritura e te mbyllura e gjithe eshte ne rregulle por kjo duhet te kete te caktuar dhe te te jep force per te vazhduar me fort e me mire kur te ngritesh. Cfaredo qe te ndodh ne jete, beje ate qe te duhet per tu ngritur, te adhuroje per forcen dhe kembnguljen.

Te dua edhe pertej jetes


Comments

Popular posts from this blog

Per fillim vit

ARJA 4

Pandemia 2020