ARJA 5

 ARJA 5

Po te shikoje dhe habitem sa shpejt iken koha, ashtu si duart tua te vogla kur rrembenin gjerat qe deshiroje ti fusje ne goje per kurreshtje, ishte e gjitha ajo qe dije.

 Falenderoje Zotin cdo nate per frymen tende per epitetin nene qe me dhe, e di qe nuk ishte e lehte i gjithe ky rrugetim ne keto 5 vite por nje gje e di me siguri e kemi shijuar qe te dyja.

Ti mbushe 5 vite jete plote 60 muaj e 240 jave dhe ne keto 1680 dite kishte gezime pafund, arritje te medha "milestones" qe i ndjeknim me kureshtje dhe ne asnje dite ne keto 5 vite nuk u ndam nuk mungova asnje nate dhe asnje nate nuk bere gjume pa mua. E di qe nuk eshte gje, po per mua eshte gjithqka sepse nga kjo te njoh edhe mos te flasesh, te njoh kur flen, kur merr fryme e gjithqka tenden e njoh dhe e dua pafund.

Tani ti si karakter ke ndryshuar pak ne formim, je nje vajze shume e mbare, e din sakt cfare deshiron, cfare te pengon, je shume kureshtare, i don shume kafshet dhe je shume e dashur.

Bota jote ne shtepi filloje e u ngushtua pak kur ne jete erdhi vellau, ngaqe e kisha me shume merak se si do ta prisje ti e prite si eshte me se miri, vetem qe diametri juaj te mos preket. Ate qe e ke ne shpirt e thua dhe poashtu ndonjehere ka disa " e mua psee po veq vellaut" apo "edhe une kur kam qene e vogel" apo edhe nje kohe tentoje te beje si bebe por disa i kalove  e disa jo, vazhdojme te kem pike te dobet naten kur deshiron te me kesh prane.

Tani je mesuar me kete fakt qe ekziston edhe nje femije tjeter. Te them qe ti e prite e je me se miri ne shoqeri te vellaut, e don shum, luan me te qesh me te dhe te eshte bere pjese e pandashme e jetes.

Kur erdhi vellai ne jete ti u rrite menjehere ose ndryshoje trajtimi im ndaj teje. Te gjitha nevojat tua i permbushe vet, vishesh dhe ushqehesh vet. Sa shume e don shkollen, nuk ke deshire te humbesh asnje dite. Me plote kuptimin e fjales je femije per tu marre shembulle, ke sjellje te shkelqyer, ke nje intelegjence te jashtzakonshme, shpreh dhe bene ate qe te thot zemra. Jam shume krenare me ty, me shume se kaq nuk kerkoja.

ARJA IME

JE LUTJA IME NE CDO NATE

DASHURIA PER TY NUK KA MASE

JE FEMIJA QE KAM ENDERRUAR

GJITHCKA CFARE JETES I KAM KERKUAR

NJE ENDERR E REALIZUAR

TI SJELL DRITE NE SHTEPINE TONE

JE DIELL NE ZEMRAT TONA

ZOTI CDO RRUGE TE NDRIQOFTE

NE TE MIRE TE UDHEZOFTE

MOS HARRO TE DUA ME SE SHUMTI NE BOTE!!!

Nga Mami per ARJEN




















Comments

Popular posts from this blog

Per fillim vit

ARJA 4

Pandemia 2020