Nuk dua barazi gjinore
Ne mund të barazohemi vetëm atëherë kur :
Ti do të mbash në trupin tënd një qenie tjetër, një zemër tjetër, një jëtë branda teje, një foshnje.
Vetëm atëherë kur mund ti bësh ballë neteve pagjumë dhe të fillosh ditën me buzëqeshje e të ngritesh nga shtrati me motivë për të vazhduar e duke u munduar të vësh në rend të gjitha.
Vetëm atëherë kur del nga shtëpia vetëm trupi yt – kur nese I kushton pak kohe vetes mendon se je vetjake për aq kohë sa fëmijët mbesin vetëm.
Ti mund të barazohesh me mua vetem atehere kur harron vetën – kur mendon për të tjerët së pari – vetëm ataherë kur nuk vendos vetën e nevojat/dëshirat tua të parat. Ti nuk mund te jesh e barabartë me mua dhe as mos e kërko të ashtuquajturën “Barazi gjinore” – më thuaj pak për cfarë kjo barazi gjinore.
Ne nuk kemi nevojë për mëshirë Unë jam grua dhe asnjëherë nuk mund të barazohesh me mua – KURRË.
Po, unë paguaj edhe faturat edhe kujdesem për shtëpinë. Unë dukem bukur edhe nëse jam me ftohje apo me grip. Unë nuk ndalem edhe atëherë kur trupi thërret per pushim.
Unë bëjë e jam shumë më shumë sesa një burrë. Më thuaj njëherë pse një burrë nuk mund te ia dal I vetëm ndërsa kemi shumë gra atje jashtë që janë vet-ushqyese dhe ia dalin si është më së miri. Me asnje ligj, as me shkencë e as me fe nuk mund të barazohesh me mua. Mos kërko barazi gjinore – Mos kërkoni kuota vetëm pse është grua, mos na nënvlerësoni. Une kam superfuqi të dëshmuara. E sa për juve sa për atë fuqi fizike që thireni, nuk më bënë përshtypje sepse kjo ju ka hyrë në punë në epoken para erës të re.
Mos më nëncmoni duke kërkuar barazi gjinore – mos e beni ju lutem dhe largojeni përgjithmonë këtë term nga fjalori juaj. Unë jam këtu ku jam sepse e kam merituar dhe kam punuar – jo pse jam grua. Mosni ju lutem.
Comments
Post a Comment