ARJA 1 Arjës sime - pikës më të ndjeshme në zemrën time

Më thuaj çfarë kuptimi ka jeta?
Më parë nuk dija t’i ktheja përgjigjje kësaj pyetje, e tashmë e di dhe pa u kujtuar fare.
Jeta ime ka një kuptim, e ajo je ti, Arja ime.
Këtë e shumë përgjigjje tjera në jetë i mora në çastin kur të mbajta në krahë dhe ndjeva atë aromën e veçantë të një foshnjeje. Nëntë muaj i kisha ndjerë të rrahurat e zemrës tënde dhe të doja ende pa të takuar.
Më thuaj ku ka dashuri me të pastër se ajo mes nënës e bijës?
Dua të të kërkoj falje për të gjitha ato momente kur e gjitha çka doja ishte një orë gjumë. Më vjen keq për lotët e pakuptimtë! Të kërkoj falje për ndjenjen e parehatisë kur të mbaja në gji e përgjumur, e lodhur. Më fal për momentet e pakëndshme që i dimë veç ne të dyja. Ky ka qenë një vit të cilin nuk di ta përshkruaj me fjalë, kur mendoj se po shkruaj për një mrekulli. Ky qe një vit kënaqësie, përgjegjësie, shqetësimi, lumturie.. një vit me ndjenjë faji, një vit sikur asnjë përpara tij.
Kemi kaluar një vit sëbashku dhe të jam mirënjohëse e të falenderojë mbi të gjitha për ato momente kur të kërkoja të bëheshe e fortë e të rezistoje ndaj temperaturës, të provoje e te riprovoje gjirin i cili ishte dëshira ime e vetme, sepse të ndjeja pranë ashtu si kur ishe brenda në barkun tim. E kur të pyesja a të rritë Dashuria?
Kaloi një vit dhe sa herë ndalem e shikoj pas, më duket si ëndërr. Nuk do ta harrojë asnjëherë në jetë ndjenjën kur ti thithje gjirin tim të gjakosur e të shprishur, kur të mbetej qumështi në fyt dhe unë mbetësha pa frymë derisa ty të kalonte dhe rikthehshe për çudi mu aty ku e kishe lënë, pa asnjë problem. Nuk do të harrojë asnjëherë kur gëzimi im më i madh bëhej aroma e jashtëqitjës tënde, se ti liroheshe dhe qeshje e nuk kishe kolika. Më beso, nuk ka fletë as faqe që të mund të përshkruaj këtë vit.
Ti je drita e syve te mi, je fryma ime, je vajza ime, je gjaku im, je zotësia ime, je pergjëgjësia ime, je krenaria ime, je dëshira ime, je ëndërra ime, je gjithcka imja.
Erdhe në jete më dëshiren më të madhe timen dhe babit, të kënduam çdo natë kur ishe vetëm fryt.
Dhe tani më lejo të të them diçka pa dashur ta teprojë, dua të të te uroj e të të porosis:
– Të lutem mos harro asnjëherë që mami të do shumë dhe që të ka dritë të çdo dite që fillon.
– Kujto gjithmonë që mami jep jetën për ty.
– Je krenaria ime – mos u përkul për asgjë në botë, se ti je vet bota ime.
– Mbaje mend që je një vajzë me një karakter shume të veçantë, je shumë inteligjente, je vajze e mbarë dhe shumë e dashur.
– Mos harro që unë jap gjithë çfarë kam për një fije të flokut tënd dhe jam në gjendje ta dëshmoj në çdo kohë.
– Ji krenare për vetën tënde – mbaje kokën lartë gjithmonë.
– Besoji vetes tënde – ji vetvetja, ndiq rregullat që bënë tash: saherë rrëzohesh e ringirhesh përsëri e përsëri e gjen rrugë për synimin tënd.
– Gjithmonë ia ke dalur në çdo gjë që i ke vënë vetës qëllim.
– Bëhu e besueshme, por besoji vetëm vetes.
– Provoje atë që dëshiron, sepse edhe nëse gabon nuk thua më vonë sikur ta kisha bërë.
– Beso në Zot – sepse Ai ekziston dhe do ta kuptosh atëhere kur ke nevojë më së shumti për Të. Ta them unë kur lutesha tek koka jote për sfidat që t’i kalonim bashkë dhe përçudi e gjitha kalonte si ishte me së miri.
– Lutu çdo natë për ëndërrat e tua.
– Puno çdo ditë per ëndërrat e tua.
– Mos harro mrëkullia ime së ti je një superheroinë – je vajzë!

Comments

Popular posts from this blog

Per fillim vit

ARJA 4

Pandemia 2020