Posts

Showing posts from November, 2022

KJO ESHTE JETA QE TI BRAKTISE QE SA VITE

  Ti që the nuk mundem Ti që i the vetes e edhe të tjerëve, nuk mundem pa dalë, Ti që e binde veten edhe të tjerët që nuk mundesh pa makiato, Ti që harrove aromën e shtëpisë, Ti që kthehesh mbrëmjeve në shtëpi, Ti që vrapoje të dilje nga shtëpia pa të ndjekur askush, Ti që mungoje në tryeza e në ditëlindje, Ti që doje lirinë, Ti që përbuze natyrën, Ti që harrove të jetosh, Ti që selfie me ushqim shkonte para se të shijoje atë ushqim, Ti që kishe harruar të mbaje libër në dorë Ti që përbuze mëngjeset, Ti që përbuze kohën, A u binde tashmë ku po jeton. Kjo është jeta që ti e braktise qe sa vite Këta jemi ne. Kjo është forca e natyrës. Struku në familjen tënde, mbaje ngrohtë shtëpinë tënde, vlerësoji shumë mëngjeset e mbrëmjet në shtëpi. Çdo gjë është e mundur, kurrë mos thuaj kurrë. Jeto shëndetshëm duaje jetën me detajet e saj. Ndalo pak, qetësohu, toka po merr frymë. Gjithçka do të shkojë mirë. Mësoni diçka të re çdo ditë, Gëzohu me një buzëqeshje, Ruaje familjen si sytë

ARJA 5

 ARJA 5 Po te shikoje dhe habitem sa shpejt iken koha, ashtu si duart tua te vogla kur rrembenin gjerat qe deshiroje ti fusje ne goje per kurreshtje, ishte e gjitha ajo qe dije.  Falenderoje Zotin cdo nate per frymen tende per epitetin nene qe me dhe, e di qe nuk ishte e lehte i gjithe ky rrugetim ne keto 5 vite por nje gje e di me siguri e kemi shijuar qe te dyja. Ti mbushe 5 vite jete plote 60 muaj e 240 jave dhe ne keto 1680 dite kishte gezime pafund, arritje te medha "milestones" qe i ndjeknim me kureshtje dhe ne asnje dite ne keto 5 vite nuk u ndam nuk mungova asnje nate dhe asnje nate nuk bere gjume pa mua. E di qe nuk eshte gje, po per mua eshte gjithqka sepse nga kjo te njoh edhe mos te flasesh, te njoh kur flen, kur merr fryme e gjithqka tenden e njoh dhe e dua pafund. Tani ti si karakter ke ndryshuar pak ne formim, je nje vajze shume e mbare, e din sakt cfare deshiron, cfare te pengon, je shume kureshtare, i don shume kafshet dhe je shume e dashur. Bota jote ne shte...