ARIL
Nuk me besohet qe po shkruaje prap per ndjenjen me te mire ne bote. Po shkruaje per ndjenjen e te berit nene por kesaj here per here te dyte dhe nene e nje djali. Tani sa ishe ne barkun tim e ndjeja ndryshimin por nuk e shprehja, levizjet tua ishin shume te medha te dukshme lehtesisht dhe nganjehere mbuloja dhe barkun aq me dukej sikur gjithe po shihnin levizjet tua. Une e njoh kete ndjenje e di edhe neper cfare duhet te kaloje por diqka po ndjeje qe nuk e kisha me motren tende. Ne mengjesin e hershem ne ora 5 te henen me date 30 Maj 2022 ti vendose te vish ne kete bote me dhimbjet me te medha qe kisha perjetuar ndonjehere e qe isha shume gati te dorezohesha por ja dolem bashke. Kur te ndegjova te qaren atehere e gjitha u shnderrua ne force e lufte per te qene afer teje dhe motres tende. Ti po mbush nje muaj jete dhe jam shnderruar ne nene te dy engjejve qe per cudi ndonjehere nuk me besohet qe ju mbaje ne krah dhe jeni tashme dyte ketu. Zoti i madh krijoje dy femije te shen...